Pas dy muajsh, Demi Lovato ndahet nga i fejuari

By

Demi Lovato dhe i fejuari i saj Max Ehrich, po ndahen!

Këngëtarja dhe aktori janë ndarë, siç ka zbuluar një burim i sigurt për revistën People.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë ndarë rrugët, për t’u fokusuar në karrierat e tyre,” thotë burimi. “Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri tjetrin, dhe do të kujtojnë gjithnjë kohën që kaluan së bashku.”

Ndarja e tyre vjen menjëherë pas dy muajsh që kur Ehrich i propozoi martesë këngëtares në Malibu. Lidhja e tyre kishte filluar këtë mars. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm