Gjatë ditës, Jasmin Kadriu habiti me një deklaratë.
Ajo thotë “Boll”, për të gjithë ata që e pyesin nga është Andi. Jasmin thotë se ajo doli si “femra e fiksuar” para një Shqipërie, ndërkohë që Andi shkon pas femrës së gabuar.
Jasmin aludon në këngëtaren, Diona Fona, që sipas burimeve të Prive, momentalisht gjendet në Shqipëri për xhirimet e videoklipit të ri.
Ish-konkurrentja thotë se Andi ishte i ftuar në ditëlindje ku ishin shumë nga “Për’puthen”, por iki direkt për në Vlorë, kur e telefonoi “shoqja”. Kujtojmë që Andi ishte pjesë e videoklipit për këngën “Sheqer”.
Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën e saj në Instagram:
“Boll me pyetet se cfare ben Andi e nga eshte Andi. Durova te dal si femer e fiksuar para nje Shqiprie nderkohe qe duket kush shkon mbrapa femres se gabuar. Dje ka qene i ftuar ne dtl por ka ikur direkt drejt Vlores per t’i ardhur ne ndihme “shoqes” qe e ka njohur vec kur i ka shkruar per ta marr si imazh. Nuk kam folur e nuk kam hapur kesi temash sepse personi ne fjale takohej me mua dhe me bente te dukesha si e cmendur per kto “mendime”. Dje ua them sinqerisht po e prisja tu dilnin fotot dhe ja ku ma nxoret ftyren e vertet te mashkullit “te dashuruar “. Njeriu fundit qe do doja tja hiqja masken publikisht por si fillim ai s’duhej te kishte maske me mua. Sa per kte “femren” bota eshte rrumbullak sot une neser ti. Edhe po, jam duke i dhene rendesi publike dhe kushdo qe do doje te kthej pergjigjie jam e hapur per cdo ballafaqim ! Edhe pse ska goje njeri tme flas . Gjithsesi ju pres”.
Pas deklaratës së saj, ajo pati edhe një kërkesë që u drejtohej fansave të saj, dhe ata që donin t’i shihnin bashkë. Ish-konkurrentja u ka kërkuar fansave që të mos i bëjnë më tag në foto apo video me të. /Prive.al