A është ky bashkëpunimi më i veçantë për këtë verë?!

By

Me bashkëpunimet që vazhdojnë të jenë trend mes artistëve shqiptarë, shumë emra të njohur e më pak të afirmuar vendosën të veprojnë në këtë formë për këtë verë.

Por, nëse kolegët bëjnë duete me njëri-tjetrin, Ertila Koka ka vendosur t’i tejkaloj kufijtë.

Këngëtarja nga Shqipëria ka sjellur pak kohë më parë bashkëpunim me Tony T, një këngëtar e DJ me origjinë xhamajkiane që veprimtarinë e zhvillon në Britani e Gjermani.

Kënga ‘You Only’ ka muzikë të punuar në DeVox, tekst të Rozana Radi & Ertila & Tony T dhe videoklip të punuar nga Pro Video.

Mbetet të shihet se si do pritet ky bashkëpunim nga publiku pasiqë ka fare pak kohë që është publikuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm