Gruaja e Stines i kthehet motrës së tij: ‘Kam kohë që toleroj’

By

Para pak ditësh, Stine dhe motra e tij, Alida e cila poashashtu merret me muzikë, ishin të ftuar tek programi Soiree, në një intervistë si “vëlla e motër”. Në një moment gjatë intervistës, Jonida Shehu, moderatorja, i pyet: “Anën e kujt mban Stine nëse ka një situatë midis teje dhe gruas së tij?”

Përgjigjen e jep shumë shpejt Alida, që thotë me siguri: “Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë.” Kjo shoqërohet nga një pauzë e shkurtër, një “ah të paska gënjyer” me shaka, thënë nga Jonida.

View this post on Instagram

A post shared by Grazia (@grazia__official)

Ky moment i videos është hedhur në Instastory nga Grazia, bashkëshortja e Stines, e cila shkruan: “Realisht nuk di çfarë të them. I ke gabimet ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh, si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur veten tende.”

Në vazhdim, Grazia ka postuar edhe momente dhe situata nga intervista të mëparshme të Alidës, ku nuk ndihet ndonjë dashamirësi e madhe ndaj saj për “gruan e vëllait”. Në një intervistë të 2016-ës tek Zonë e Lirë, me titull “Alida, motra e Stines”, një pjesë e bisedës, postuar përsëri në Instagram nga Grazia, vijon kështu: “Po ata dukeshin si të dashur edhe pse janë ndarë. Çudi e madhe”, thotë Arjan Çani referuar kohës kur Roza Lati dhe Stine ishin pjesë e programit “Dance Ëith Me”. Kësaj, Alida i përgjigjet me “Po normal. Kanë shumë nga njëri-tjetri, kanë qenë 4 vite bashkë.” Arjani vazhdon të pyesë se “me kë është Stine tani” dhe e motra thotë: “Po, është lidhur, ma ka prezantuar”. Biseda vazhdon: Si të duket? – Mirë. Çka? – Po. *dëgjohet me gjysmë zëri*; Mirë. Nuk është ajo që do doje ti apo jo? – “No comment”, përgjigjet Alida.

Bashkangjitur kësaj videoje, Grazia shkruan: “09.09.2016. Unë kam qenë 7-muajshe shtatzënë me Estian. Jetoja me Stinen, vetëm se nuk ishim ligjërisht të martuar dhe ja sa bukur shprehet!” Ka akoma: Në një tjetër intervistë të Zonë e Lirë, dy vitë më vonë, Alida pyetet përsëri për jetën private të Stines. Ajo thotë se ai ka një vajzë dhe nuk jep një përgjigje të saktë për partneren: Thotë se ‘s’janë ndarë’, ‘nuk janë bashkë’ si dhe ‘nuk janë martuar akoma’ raporton Anabel, përcjell Prive.

Gruaja e Stines flet për motrën e tij: 'Kam kohë që rri

Artikuj të ngjashëm