Pas Bleonës rrëfehet Rita: I kam ngrirë edhe unë vezët (FOTO)

By

Ishte këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ajo që njoftoi publikun shqiptar me procesin e ngrirjes së vezëve.

Fiks një javë më parë, Qereti publikoi një seri videosh në profilin e saj në Instagram, duke treguar hap pas hapi procedurën e ngrirjes së vezëve tek një grua, në mënyrë që edhe nëse të ikën mosha dhe trupi yt nuk është i aftë të riprodhohet, vezët e ngrira ta mundësojnë të ngelesh shtatzënë edhe në një moshë më të shtyrë.

Ndërsa tani, pas Bleonës edhe Rita Ora është hapur rreth kësaj çështjeje për mediat.

Këngëtarja e famshme ka treguar se një ditë dëshiron të ketë familje dhe e ka zbuluar se i ka ngrirë vezët e saja në mënyrë që të sigurohet se do ketë fëmijë.

Në një intervistë për një medium australian, konkretisht për emisionin Sunrise, ajo ka zbuluar se ka kohë që i ka ngrirë vezët.

“Do të bëhem 27 vjeçe së shpejti dhe këtë e kisha menduar që kur isha 20 vjeçare. Dua të kem fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem familje të madhe dhe doktori im më pati thënë se duhet t’i ngrija vezët qysh në fillim të 20-tave”, ka deklaruar Rita.

“Ai ka qenë doktori i familjes sime për një kohë të gjatë dhe më tha se isha e shëndetshme dhe do ishte shumë mirë nëse këtë proces do e bëja tani. Pse të mos i lë mënjanë dhe të mos brengosem më për atë punë?”, ka thënë Rita duke u rrëfyer për programin e mëngjesit gjatë qëndrimit të saj në Australi. /Prive.al

rita-ora-frozen-eggs

 

 

 

Artikuj të ngjashëm