Pas arrestimit të dyshuarit, vëllai i Tupac flet për vrasjen e tij

By

Vëllai i Tupac Shakurit, Mopreme Shakur, ka thënë që vrasja e vëllait të tij mbetet e pazbardhur tash e 27 vjet për shkak të racës së tij.

Reperi ikonik u vra më 1996 në Las Vegas dhe ende nuk janë gjetur vrasësit e tij.

Javën e kaluar u arrestua Duane “Keffe” Davis në Nevada dhe u ngarkua me akuzën për vrasjen e reperit.

“Pacu ishte një djalë i ri i zi dhe ne kemi sfida në këtë shtet kur vjen puna te drejtësia e barabartë”, ka thënë Shakur për Sky News.

“Kjo është thjesht natyra e bishës, është natyra e bishës në Amerikë. Jam realist për këtë gjë”.

Artikuj të ngjashëm