Rihanna e lumtur me lidhjen e saj të re

By

Këngëtarja e njohur, Rihanna, dhe reperi ASAP Rocky janë të lumtur në lidhjen e tyre të dashurisë.

Kështu ka thënë një burim i afërt i çiftit për mediumin amerikan Hollywood Life.

“Rihanna dhe Rocky janë shumë mirë së bashku. Ata pushimet janë duke i kaluar së bashku”.

“Nivelin e vëmendjes që ka marrë marrëdhënia e tyre është e shpejtë, ata janë duke u përpjekur që të shkojnë ngadalë në të gjitha gjërat, ata janë shumë të lumtur së bashku”, ka thënë ky burim për HL.

Rihanna dhe Rocky ishin miq për një kohë të gjatë dhe u futën në lidhje të dashurisë. Festën e Vitit të Ri ata e pritën në Barbados në vendlindjen e këngëtares.

Artikuj të ngjashëm