Ndahet nga bashkështorja pas akuzave për ngacmim seksual!

By

Aktualisht ‘temë e nxehtë’ e botës së showbizit ndërkombëtarë janë akuzat kundrejt producentit të njohur të filmave Harvey Weinstein.

Mbi 30 aktore kanë raportuar ngacmimet seksuale që janë bërë nga ai, gjë që ka shokuar gjithë globin.

Pas lajmit të publikuar në ‘The Times’ për këtë ngjarje aspak të këndshme, ka ardhur një tjetër informacion.

Weinstein është ndarë edhe nga bashkëshortja e cila është ndjerë e irrituar pas këtyre informacioneve si dhe u shpreh se ndihet keq dhe e ndjen dhimbjen e atyre grave.

Pas ndarjes, producenti ka kërkuar trajtim për të cilën ka thënë se dëshiron të rikuperohet dhe të jetë sërish pranë familjes, sidomos fëmijëve./Prive.al

Artikuj të ngjashëm