Ishte viti 2002 kur këngëtarja Edona Llalloshi pranoi një dhuratë të cilën e quan ‘të zemrës’.
Fjala është për dhuratën e pranuar nga Presidenti i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, një gur mineral me vulën e Presidentit të Kosovës.
E pas 18 viteve, një dhuratë të tillë ajo e ka dorëzuar në tjetër adresë.
Këngëtarja ka bërë të ditur përmes Instagramit se në shenjë respekti për Ministrin e Mbrojtjes dhe institucionin në përgjithësi, ajo i ka dorëzuar Ministrit Anton Çuni këtë dhuratë gjatë vizitës për t’i uruar detyrën e re.
Pak kohë më parë, në një vizitë të Edonës në Prizren, ministri Çuni kishte bërë të ditur se pikërisht me këngët e Edonës, ushtarët e brigadës së tij motivoheshin në kohë të vështira dhe duket se ky respekt reciprok mes dy emrave të njohur daton që nga ajo kohë. /Prive.al