Parisi i Endrit Mërtirit! (FOTO)

By

Parisi  ka qenë muzë inspirimi për shumë  artistë nga mbarë bota. Ndonëse koha po kalon, magjia dhe bukuria e këtij qyteti nuk do të venitet asnjëherë.

Fotografi shqiptar, Endrit Mërtiri, ditë më parë ka realizuar setin e tij të ri fotografik, ku të ndal frymën me imazhet që ka realizuar në qytetin e dashurisë.

Kur përmendet Parisi,  nuk mund të mungonin objektet kryesore atje si kulla Eiffel, Muzeu I Luvrit etj.

Fotografi  tejet artistike të Mertirit, janë ato që sjellin Parisin e glamurit, modës dhe definitivisht ky projekt është shumë më ndryshe nga ato më të hershmit.

Modele të veshur me fustane të gjatë, të rikthejnë në kohë e ballove të shfrenuara të  kryeqytetit francez, të veshura  me një elegancë të madhe.

Endrit Mertiri është një fotograf mjaft i talentuar i cili jeton dhe vepron në Tiranë.

Ai është shumë i pasionuar në punën që bënë derisa fotografitë e tij i gjeni edhe në ueb faqe të ndryshme si  Vogue.it etj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm