Paraqitja e parë në Botëror: Mijëra euro i kushtuan veshjet Era Istrefit!

By

Paraqitja e saj e parë në konferencën për shtyp në Rusi, i ka kushtuar këngëtares Era Istrefi me mijëra euro.

Artistja kosovare mori pjesë në konferencën për shtyp, në prag të finales së Kupës së Botës në Rusi dhe ajo po rrezatonte.

E për tu dukur aq bukur e aq me stil, ajo sigurisht nuk ka shkuar për zgjedhjet më të lira.

Istrefi gjatë së premtes, siç zbulon faqja shqiptare në Instagram, What they Wearing, po mbante veshur një xhaketë nga Whyte Studio që kushton 394 euro, atletet e markës Gucci që kushtojnë 1200 euro dhe pantallonat e po të njëjtës markë si xhaketa, me çmimin 266 euro.

Kurse varësja që po mbante Era në qafë, është stolia e quajtur J’adior e markës Dior, që kushton 290 euro. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm