“Batman” kryeson me 128 milionë dollarë në Amerikën e Veriut

By

“Batman”, me aktorë Robert Pattinson dhe Zoe Kravitz, është filmi numër një në Amerikën e Veriut, duke fituar 128.5 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë, njoftoi BoxOfficeMojo.com.

Në vendin e dytë është “Uncharted” me 11 milionë dollarë, i ndjekur nga “Dog” me 6 milionë dollarë, “Spider-Man: No Way Home” në të katërtin me 4.4 milionë dollarë dhe “Vdekja në Nil” në vendin e pestë me 2.7 milionë dollarë.

Në përmbylljen e nivelit të parë janë “Sing 2” në pozitën e gjashtë me 1.5 milionë dollarë, “Jackass Forever” në të shtatën me 1.4 milionë dollarë, pasuar nga ” Cyrano” me 684 mijë dollarë, “Gangubai Kathiawadi” në pozitën nëntë me 592 mijë dollarë dhe “Scream” në të dhjetën me 570 dollarë.

Artikuj të ngjashëm