Adelina Ismaili do të jetë e vetmja artiste shqiptare që do të dalë në përkrahje të Paradës së Krenarisë, që organizohet komuniteti LGBT.
Këngëtarja mori ftesën në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova nga Lendi Mustafa, njëri ndër transgjinorët e parë shqiptarë.
Ai e ftoi këngëtaren të vinte në emision derisa më pas, ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi ku e pranon ftesën e këtij komuniteti dhe po ashtu, e fton moderatorin Alaudin Hamiti të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë. /Prive.al