Në një periudhë kur kinematografia shqiptare ka ‘shpërthyer’ me projekte nga aktorë të humorit të shndërruar në producentë e regjisorë, një prej filmave të shumëpritur ka nisur numërimin prapa deri në premierën në kinema.
Fjala është për ‘Falco’ me vulë të Bes Kallakut që premierën e ka me 20 Nëntor.
E pak ditë para, Besi është kujdesur që të mos mungojë vëmendja.
Ai ka ndarë në Instagram sekuenca nga xhirimet dhe gjithçka që ndodh pas kur e pranishme në ambient është një energji shpërthyese si ajo që di të sjellë Bleona. /Prive.al