Linda Halimi shumë shpejt i ka rikthyer format e saj trupore.
Këngëtarja që para një muaji ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Kaimana, sot me shumë krenari ka postuar në Instagram një fotografi ku duket me format tërheqëse trupore.
“Sapo ia kemi nisur baby”, është përshkrimi i imazhit të postuar, duke bërë me dije se ende nuk e ka arritur qëllimin.
Kujtojmë se Linda kur e nisi karrierën muzikore ishte një këngëtare e lezetshme dhe e rrumbullakosur, që në një moment kishe vendosur ta mposht’te peshën e tepërt dhe t’i formësonte linjat trupore në mënyrë të habitshme.
Duket se kjo e ka ndihmuar që edhe tani pas lindjes të rikthehet në formë më lehtë.