Grimeri shqiptar Mario Dedivanovic ditën e sotme mbushi mediat me rrëfimin emocional të bërë në ‘American Influencers Aëards’ ku u nderua me një çmim.
Ai pas gati 20 vitesh në jetën publike pranoi mes shumë emocioneve orientimin e tij seksual.
E duket se përpara mbrëmjes së madhe ku e pranoi se është homoseksual, ai është motivuar me këngë të një këngëtari shqiptar.
Përpara ceremonisë, në InstaStory ai ka postuar një video ku dëgjohen në prapavijë këngët e Medës nën mbishkrimin: ‘Jam i emocionuar për sonte. Ndihem shumë i fortë’
Do t’iu shkonte mendja që këngët e Medës mund të shërbejnë edhe në të tjera situata përpos atyre që lidhen me vuajtjen e rikuperimin nga një ndarje? Neve jo… /Prive.al