Luana nis përgatitjet për dasëm: Ky është ndryshimi i parë që bën (FOTO)

By

Dasmat shpesh përbëjnë një pikë problematike kur është fjala tek pamja.

Veshjet, grimi e detajet tjera janë të vështira për t’u zgjedhur por duket se e njejta nuk mund të thuhet për Luana Vjollcën.

Një javë e gjysmë para dasmës së ‘gjysmës së saj’, motrës Marinë duket se Luana ka nisur përgatitjet intenzive.

Ndryshimi i parë ka pasur pikë ndalese Kacin – frizerin e njohur.

Luana ka hapur nuancën e ngjyrës së flokve duke i shtuar edhe me zgjatje për të përfituar një look që i shkon shumë edhe me rrezitjen pas pushimeve në Mykonos me të dashurin, Krenar Çoçaj.

Mbetet me ditët për të parë fustanin e bukuroshes që ka frekuentuar shpesh së fundmi atelenë e Blerina Kllokoqi Rugovës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm