Dula Lipa me New Rules paska bërë namin në Youtube: Miliona e miliona klikime (VIDEO)

By

Kur e lansoi këngën New Rules para 3 muajsh, ndoshta as ajo vet s’do e mendonte se do e kishte tërë këtë sukses.

Dua Lipa, u bë edhe më e famshme me publikimin e kësaj kënge dhe theu rekorde dëgjueshmërie në Britani të Madhe.

“New Rules”, një këngë me tematikë feministe, paska bërë namin me klikime në Youtube.

Si rrallë herë që mund të bëjë dikush nga artistët qoftë edhe nga ata me famë botërore, Dua ka arritur të marrë mbi 500 milionë klikime apo saktësisht “505,043,473” klika, në këtë këngë të publikuar në kanalin e saj zyrtar në Youtube.

Përndryshe Dua para pak ditësh, mori edhe çmimin Teen Award nga BBC Radio. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm