Fifi dhe Çiljeta më në fund kanë bërë paqe mes vete.
Dy artistet e njohura për muzikën e tyre, kanë qenë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, madje Fifi pati deklaruar se ka jetuar tek Çili në kohën kur shkoi në Tiranë.
Por raportet e tyre ndryshuan pas Këngës Magjike të vitit të kaluar, thuhet se Çiljetës i kishte ngelur hatri që Fifi nuk i dha pikë në këtë festival.
Megjithatë, këngëtaret kanë rregulluar raportet dhe këtë e vërtetoi dita kur Fifi publikoi këngën e re.
Akoma më shumë e ka vërtetuar sot Fifi, pasi njoftoi se bashkëpunimi i saj me Çiljetën me titull ‘Big Booty’ i fshirë nga youtube kohë më parë, është rikthyer sot në këtë kanal.
Këtij lajmi iu gëzua Fifi dhe e ripostoi në Instagram duke e etiketuar edhe miken e saj tashmë./Prive.al