Bëri lëmsh gjithë internetin, Elon Musk deshifron emrin e të birit

By

Elon Musk dhe këngëtarja Grimes kanë konfirmuar se ata kanë emëruar vogëlushin e tyre X Æ A-12.

Drejtori i Space X njoftoi të hënën lindjen e djalit të tyre. “Mami dhe foshnja janë mirë,” tha ai në Tëitter.

Ai postoi që fëmija do të quhej X Æ A-12 Musk dhe e dashura e tij më vonë u ofroi një shpjegim ndjekësve të saj në mediat sociale.

Emri X Æ A-12 ka qenë në trend në Twitter pasi shumë njerëz pyesnin se si duhet të shqiptohet ky emër.

Këngëtarja kanadeze Grimes, emri i vërtetë Claire Boucher, u shpjegoi kuptimin e emrit fansave të saj.

Æ, një ligaturë e a dhe e njohur si “ash”, u shfaq në Latinisht dhe Anglishte të Vjetër, por kryesisht ka rënë jashtë përdorimit. Sidoqoftë, në disa gjuhë siç janë Danishtja, Norvegjishtja dhe Islandeze, klasifikohet si një shkronjë.

Këngëtarja ka përdorur Æ më parë, duke emërtuar një këngë në albumin e saj të fundit 4ÆM.

A-12 është një aeroplan Lockheed i ndërtuar për CIA. Ai ishte e njohur nga projektuesit gjatë zhvillimit të saj si Archangel.

Ajo gjithashtu pretendon se Archangel është kënga e saj e preferuar por nuk shpjegon se e kujt është kënga.

Mbetet e paqartë se si shqiptohet emri mirëpo besohet që shqiptohet X Ash Archangel.

A është e ligjshme?

Mendohet se Grimes mund të ketë lindur në Kaliforni, ku disa emra nuk mund të regjistrohen.

Rregullat atje përcaktojnë që asnjë regjistër, ideogram dhe shenja diakritike për shembull è, ñ, ē, ç nuk mund të përdoren gjatë regjistrimit të lindjes. Emrat duhet të përbëhen nga 26 shkronjat e alfabetit.

 

 

Artikuj të ngjashëm