Shtëpia e këngëtares Rihanna, është rrethuar nga oficerët e policisë dhe helikopterët pasi nga atje është dëgjuar alarmi në mbrëmjen e së hënës.
Pjesëtarët e rendit dhe sigurisë, janë drejtuar për tek shtëpia e 30 vjeçares pasi që alarmi kishte nisur të bënte zhurmë të hënën mbrëma në Los Angeles, raporton TMZ.
Shumë njësi policore janë parë jashtë asaj prone ndërsa edhe helikopterët janë parë duke lëvizur rreth shtëpisë.
Siç duket alarmi është vënë aksidentalisht, ndërsa Rihanna nuk ishte në shtëpi për momentin pasi këngëtarja ndodhej në një klub nate në Londër.