Të gjithë pas Rita Orës, por Vlora Çitaku çon në qiell me lëvdata Ledri Vulën

By

Interneti shpërtheu nga imazhet e Rita Orës duke vallëzuar me vallen e Rugovës dhe e tërë Kosova po priste performancat e saj.

Por në koncertin e madh të 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, interpretoi edhe Ledri Vula. Megjithatë, s’mund të mohohet se ai u la pak në hije nga ardhja e Ritës në këtë datë historike.

Mirëpo është Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku, ajo që ka pasur lëvdata të mëdha për reperin, i cili nderoi edhe Dëshmorët e Kombit duke u kushtuar këngë dhe duke shpalosur një poster të madh në objektin e Hotel Grand për nder të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Ledri, djali ma i mirë i Prishtinës, faleminderit pafundësisht për emocionet që na i dhurove mbrëmë.
Ti nuk je veç artist i shkëlqyeshëm, ti je patriot. Jam krenare me ty. Të ngjaftë Arbëri”, ka shkruar Ambasadorja, duke shprehur dëshirën që nipi i saj, djali i motrës, t’i ngjajë reperit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm