Pak para koncertit, Unikkatili lajmërohet sërish

By

Nesër, më 4 gusht, Unikkatili do të mbajë një koncert të madh në stadionin ‘Niko Dovana’ në Durrës bashkë me djemtë e ekipës së tij – grupit TBA.

Reperi shqiptar me qëndrim në Amerikë, është lajmëruar pak para këtij koncerti i cili pritet të jetë gjigant, për t’ua bërë me dije edhe njëherë fansave datën dhe mundësinë e blerjes së biletave.

‘Nesër ne Durrës. Sot mundeni me i ble online biletat. Neser vetëm te stadioni Niko Dovana’, ka shkruar ai nën imazhin e postuar në Instagram që është posteri që paralajmëron koncertin.

Ju kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Katili lëshoi një këngë bashkë me Klepton me titull ‘Ça jon’ që u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BmBfdiRH9cA/?taken-by=unikkatilofficial

Artikuj të ngjashëm