Pak ditë pas lindjes së vajzës, Arta Bajrami fillon punë për këngën e re?!

By

Fundi i dhjetorit e bëri nënë për të tretën herë këngëtaren Arta Bajrami. Artistja u bë nënë e një vajze të cilën e quajti Elektra.

Mirëpo, nëse mendoni që tashmë Arta ka menduar të pushoj për disa muaj, e keni tërësisht gabim.

Bajrami në llogarinë e saj në Instagram ka pyetur ndjekësit e saj se në cilin zhanër dëshironi ta shihni, baladë apo ritmike.

Fansat i kanë propozuar baladë, teksa mes një dueti apo solo, kjo e fundit ka marrë më shumë pëlqime.

Bazuar nga rezultatet që mori Arta, veçse krijohet ideja për projektin e rikthimit. Një baladë solo e krijuar nga Don Arbas./Prive.al

Artikuj të ngjashëm