Fundi i dhjetorit e bëri nënë për të tretën herë këngëtaren Arta Bajrami. Artistja u bë nënë e një vajze të cilën e quajti Elektra.
Mirëpo, nëse mendoni që tashmë Arta ka menduar të pushoj për disa muaj, e keni tërësisht gabim.
Bajrami në llogarinë e saj në Instagram ka pyetur ndjekësit e saj se në cilin zhanër dëshironi ta shihni, baladë apo ritmike.
Fansat i kanë propozuar baladë, teksa mes një dueti apo solo, kjo e fundit ka marrë më shumë pëlqime.
Bazuar nga rezultatet që mori Arta, veçse krijohet ideja për projektin e rikthimit. Një baladë solo e krijuar nga Don Arbas./Prive.al