Dikush e ka problem të flejë me dritën e ndezur apo pa arushin e preferuar prej pelushi!
Por këngëtarja Enca Haxhia, paska një kërkesë krejtësisht tjetër…
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo u ka rrëfyer fansave të saj diçka nga rutina e saj e gjumit.
E mbase shumë njerëz veprojnë njëjtë si Enca.
Këngëtarja nuk fle dot pa një shishe ujë afër vetes dhe këtë e ka rrëfyer duke shkruar në Instastory të sajën.
“Fakt qesharak: unë gjithmonë fle me një shishe uji afër shtratit tim”, ka shkruar Enca.