Si thuajse çdo vit tjetër, edhe këtë vit, këngëtarja Lindita Halimi ka gjetur kohë për disa javë në vendin e origjinës.
View this post on Instagram
Ajo po qëndron në Kosovë për pushime ku duket se një detaj i ka rënë në sy me të madhe në Prishtinë.
Fjala është për flirtimin që e bëjnë me të kalimtarë të rastit, duke i kërkuar llogarinë në SnapChat, rrjetin social i cili shquhet tek ne për flirt e biseda më private.
Eksperiencën e saj, Lindita e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Ajo është shprehur përmes një postimi duke shkruar në InstaStory:
‘’O shpirt a ma jep Snapin? Jasha Prishtinë, u kënaqëm’.
Ajo e ka shoqëruar me doza humori postimin duke e marrë me sportivitet mënyrën klasike të flirtimit ‘alla shqiptarçe’. /Prive.alj