Pushtoi rrjetet sociale javëve të fundit me setin fotografik të titulluar ‘Erotic’.
Rovena Stefa sigurohej që të fitonte vëmendje duke i lëshuar kohë pas kohe nga një imazh të realizuar në këtë foto sesion.
E duket se Rovena ka dalë e fituar jo vetëm për vëmendje mediatike por edhe për një ofertë tunduese.
Këngëtarja po pretendon se ka marrë ofertë në vlerë prej një milionë eurove nga një produksion amerikan që realizon filma pornografik.
‘Pas albumit të fotove erotike, Nje Produksion i famshëm amerikan i filmave me pullë të kuqe më ka ofruar 1,000,000 dollarë të bëj bashkepunim. Si mendoni, a të them po a jo,’ – është shprehur Rovena në Facebook.
Duket se shifra e ka bërë të mendohet duke ia ndryshuar mendimin që e dha pak javë më parë në Prive.
Atëbotë, Rovena kishte deklaruar se sex-tape nuk do bënte meqenëse e konsideron diçka private kurse erotizmin do vazhdoj ta ketë pjesë të punës së saj artistike. /PRIVE.AL/