O’Connor shtyn koncertet, nis rehabilitimin

By

Sinnead O’Connor ka njoftuar se do t’i hyjë një programi rehabilitues për traumë dhe varësi, të cilin do ta fillojë javën e ardhshme e që do të zgjasë një vit.

Ajo ka bërë një varg postimesh në llogarinë e saj në Twitter, ku mes tjerash edhe ka njoftuar se do t’i shtyjë datat e turneut nga viti i ardhshëm në atë 2022 në mënyrë që ta marrë veten.

“Mesazh për ata që i kanë blerë biletat për koncertet e vitit të ardhshëm. Ato koncerte po shtyhen për 2022, në mënyrë që të mund të shkoj në një pogram trajtimi një vjecar për varësi dhe traumë sepse i kam pasë gjashtë vjet shumë traumatikë dhe ky i fundit qe më i skajshmi, por tani fillon këndjellja”, ka shkruar O’Connor.

Artikuj të ngjashëm