“Diablo” kënga e shqiptares Ilira Gashi që u publikua nga Vevo (VIDEO)

By

Në bashkëpunim me këngëtarin e njohur spanjoll Huan Magan, Ilira Gashi është një tjetër shqiptare që po i bashkohet ngadalë tregut ndërkombëtar të muzikës.

Ilira është një vajzë shqiptare e cila babain e ka nga Kosova e nënën nga Tirana, ndërsa vet është e lindur dhe e rritur në Zvicër, por tani jeton në Gjermani.

Diablo është kënga e saj e re derisa Vevo e përshkruan si një pop-divë.

Këngëtarja me këngën DIABLO, u këndon viktimave të lidhjeve abuzive. Bashkë me këngëtarin spanjoll, dueti i tyre është shumë melankolik, ka dialog dhe e detyron dëgjuesin që të vallëzojë përmes lotëve.

Dëgjojeni këtë këngë të bukur nga Ilira:

Artikuj të ngjashëm