Dasma e Janel Parrish dhe Chris Long nuk ishte edhe aq e mirë.
Artistja hyri në Instagram të shtunën dhe zbuloi se vjehrri i saj mbeti i vdekur nga një aksident me makinë dy javë para ceremonisë, transmeton Klan Kosova.
‘Pak javë më parë, morëm lajmin e tmerrshëm që vjehrri im u vra tragjikisht nga një shofer i dehur’, tha aktorja.
‘Fjalët nuk mund të shpjegojnë dhimbjen ndaj kësaj, diçka që mund të ishte parandaluar’,
Shoferi i dehur i cili ishte 18-vjeçar, thuhet se ka ikur nga vendi i ngjarjes por më vonë u gjet nga policia pasi ai ishte fshehur në një luginë pranë.
I ndjeri ishte 74-vjeçar.
Parrish dhe Long u martuan në Hawaii më 8 shtator.