Kë e cilëson Albatriti si më të mirën?! (FOTO)

By

Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi, kohët e fundit ka qenë mjaft i përfolur në mediat rozë, e kjo ndodhi për shumë arsye.

Jeta private, karriera e shumë aspekte tjera bën që emri Albatritit të lakohet mjaft duke e shndërruar atë në një person mjaft të diskutuar.

Martesa e tij ishte ndoshta ‘suksesi’ më i madh gjatë këtij viti por kur të gjithë menduan që ajo mbaroi me kaq doli edhe një lajm tjetër sa i përket jetës private i cili mori totalisht vëmendjen e mediave.

Bëhet fjalë për shtatëzëninë e Egzonës bashkëshortes së tij lajm i cili duket se gëzoi jo pak edhe familjen Muqiqi.

Sidoqoftë me gjithë këto lajme të mira ai nuk po harron edhe muzikën e cila është njëherit gjëja më primare për të.

Fotografia e fundit e postuar nga ai në Instagram e shfaqë atë përkrah këngëtares Teuta Selimi të cilën e cilëson si ‘Më të mirën’.

Raportet e shëndosha të Albatritit me kolegë kanë bërë që edhe depërtimi i tij në skenën muzikore shqiptare të jetë mjaft i mirëpritur si nga kolegët ashtu edhe nga publiku. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm