Dua Lipa ka pasur flokë me gjatësi shpatullash për kohën e shkurtër që ka qenë në qendër të vëmendjes, por ajo akoma arrin të përziejë pamjen e saj duke e mbajtur të paprekur gjatësinë e flokëve.
Vetëm javën e kaluar ajo u paraqit me një ngjyrë të re flokësh – një hije të artë trëndafili.
Tani rezulton se ngjyra e saj përfshin një shtresë të fshehur të kafe të errët.
Fotografitë e shkrepura nga paparacët tregojnë Lipën me flokët e saj që lozin me erën, për të zbuluar dy nuanca të kundërta të flokëve: Ndërsa shtresa e sipërme është akoma një ngjyrim i artë kuqërremtë, pjesa poshtë tyre është një kafe e thellë.
E për ata që janë të pavendosur se cfarë ngjyre duan që të kenë flokët, ndoshta flokët me shtresa ngjyrash krejtësisht të kundërta, mund të jetë një opsion i mirë.