Një mori fotosh e kane vërshuar instagramin e saj nga pushimet luksoze që po bën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Moderatorja e famshme Marina Vjollca bashkë me Getoar Selimin, vizituan plot vende të SHBA-së e së fundmi po qëndrojnë në Kaliforni, ku Vjollca e takoi edhe aktorin e famshëm Antonio Banderas.
Por është Luana Vjollca, motra e saj ajo që ia tërhoqi vërejtjen për publikimin kaq shumë fotove duke i thënë se tani për tani u bë mjaft!
“Nuk mendon se e ke tepru pak tani?”, i shkruan Luana Marinës!
“Pak o rrush”, ia ka kthyer motra pas pak minutash!