Nuk ka pushim për Armina Mevlanin: Nga ‘Altari’ drejt një destinacioni tjetër (FOTO)

By

Mbrëmja e kaluar ishte një natë mjaft speciale për disa nga fytyrat tona publike të cilat ishin të ftuara në darkën e organizuar nga dizejnatori Valdrin Sahiti i cili njëherit prezantoi edhe koleksionin e tij privat “La belle Epoque”.

Pjesë e asaj mbrëmje në mesin e shumë femrave të suksesshme ishte edhe bukuroshja nga Shqipëria, Armina Mevlani, e cila është mjaft e angazhuar me punë teksa shihet edhe shumë shpesh në udhëtime jashtë vendit.

Muaj më parë ajo ishte pjesë e disa prej eventeve më të rëndësishme të modës si “Milan Fashion Week” dhe “Paris Fashion Week” teksa sot mori rrugën drejt qytetit të Stambollit të cilin kohëve të fundit e ka vizitar disa herë.

Pavarësisht mbrëmjes së gjatë e të “shfrenuar” në ‘Altar’ ajo nuk po ndalet duke u shndërruar kështu në njërën prej femrave më aktive shqiptare në këtë sferë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm