Detajet: Tek kush po qëndronte Meriton Mjekiqi kur u arrestua?

By

Pak minuta më parë u bë i ditur lajmi se në Fushë Kosovë është arrestuar moderatori Meriton Mjekiqi.

Gazetarja e Klan Kosovës nga vendngjarja, Qëndresa Tërshana ka raportuar një version jozyrtar.

Sipas burimeve të televizionit, Meriton Mjekiqi është arrestuar në Fushë Kosovë për një ngjarje të ndodhur në Prishtinë.

Pas një rasti në kryeqytet, gjithmonë sipas versionit jozyrtar, moderatori i njohur është arratisur për t’u strehuar tek një familjar në Fushë Kosovë, aty ku edhe është kapur nga Policia e Kosovës me ç’rast edhe është shoqëruar për procedura të mëtejme.

Familjari i Mjekiqit i ka thënë Klan Kosovës se nuk e ka ditur që Meritoni është në kërkim nga policia. Moderatori, sipas djalit të hallës së tij i ka kërkuar që të qëndrojë për disa ditë pa i sqaruar se ishte në kërkim.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës ende nuk ka një komunikatë zyrtare mbi rastin.

Artikuj të ngjashëm