KONFIRMOHET: NUK KA MË TOP FEST!

By

Festivali i muzikës moderne Top Fest është në fazën gjysmë finale të edicionit të 12. Mirëpo mesa duket i ka ardhur fundi.

Këtë lajm e ka konfirmuar Lori Hoxha, producentja e këtij festivali e cila në një intervistë ka thënë se Top Fest ka përfunduar misionin që ka pasur.

“Në gjykimin tonë, festivali si formë e ka kryer misionin e tij. Top Fest nisi 12 vite më parë si një filizë në mes të shkretëtirës dhe vit pas viti u rrit deri në pikën që është sot, pra po në mes të shkretëtirës, por tashmë si një qytet madhështor, përfytyroni Dubain.” – deklaroi Lori.

Në edicionin e fundit po marrin pjesë emra si Ledri Vula, Ermal Fejzullahu, Lumi B, Noizy, Elgit Doda, Teuta Kurti, Gjiko, Jericho e shumë këngëtarë të tjerë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm