Vesa Luma po feston ditëlindjen sot!
Këngëtarja po mbush 34 vjet e për vite të tëra i ka dhuruar publikut të saj projekte të bukura muzikore.
Mirëpo e tërhequr pak nga industria e muzikës ajo është zhvendosur me familjen e saj në Zelandë të re.
E nga të gjithë urimet e bukura që mori, më i veçanti duhet të jetë ky nga bashkëshorti i saj.
“Sot eshte ditelindja e zemres sime Vesa Luma.. Nuk harrohen momentet qe kemi kaluar dhe po kalojme bashke, ato premtimet e bukura ne netet e gjata nen driten e henes qe pasqyronte ne fytyren tende. U dashurova me ty qe ne momentin e pare dhe cdo dite e me shume me shtohet dashuria. Te falenderoj per gjithcka qe je dhe per qe je kaq perfekte, nje nene e shkelqyer, grua dhe shoqe e pazevendesueshme! Te uroj ti gezosh dhe 1000 ditelindje te tjera me emer dhe 100 tjera me jete! Te dua!” shkruan Big Basta në një postim në llogarinë e tij në Facebook.