Gruaja e Sean Penn, aktorja australiane Leila George, ka bërë kërkesë për divorc pas pak më shumë se një viti martesë.
Penn, 61 vjeçar dhe George u martuan në korrik 2020, gjatë një ceremonie intime me vetëm disa të dashur të pranishëm. Thashethemet për martesën e tyre filluan të rrotulloheshin kur u panë me unaza ari. Miqtë e tyre më vonë filluan t’i përgëzojnë në Instagram para se Penn të konfirmonte lajmin.
Aktori ishte edhe më parë i martuar.
Penn u nda nga Charlize Theron në qershor 2015. Ai ishte i martuar më parë me Robin Wright nga 1996 në 2010, dhe Madonna nga 1985 në 1989.
Aktori ka dy fëmijë nga martesa e tij me Wright: Dylan dhe Hopper. /Prive.al