Nuk do ta besoni se çfarë po përdor Bebe Rexha si pjatë për mëngjesin e saj!

By

Bebe Rexha shënoi edhe një tjetër sukses në karrierën e saj.

Këngëtarja tejkaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në platformën e muzikës, Spotify, me këngën e vitin 2016 “In the name of love”, që erdhi në bashkëpunim me DJ-në e famshëm botëror, Martin Garrix.

Si e tillë asaj iu dhurua një pllakatë nga vetë platforma, për të shënuar suksesin e saj.

Dhe e dini për çka është e përsosur pllaka konkave e vendosur në një dërrasë druri? Për të ngrënë drithërat e mëngjesit!

Po, kjo pllakë po shërben si pjatë për mëngjesin e saj dhe këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Artikuj të ngjashëm