Kur bëhet fjalë për suveniret e Elvis Presley, kriteret se çka është e shpifur janë gati jo eksistente!
Një palë mbathje të ndotura të veshura nga Presley nën kostumin e tij të bardhë – dhe që nuk u lanë më pas – u prit të shiteshin për 16,000 dollarë në një ankand në Angli.
Por faqja e internetit e ankandeve Omega, e cila tregon artikullin, vendosi vlerësimin midis 11,000 dhe 14,000 dollarë.
Mirëpo sa do e çuditshme duket, këto brekë të ikonës Presly u shitën, mirëpo jo për çmimin që parashihej se do merrnin. Si përfundim ato u shitën për 8,000 dollarë në ankand.