Paraditen e sotme, Flori Mumajesi bëri xhiro në portale.
Ai u lajmërua ‘vullnetarisht’ si kandidat për burrë i Bebe Rexhës, pasi ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare deklaroi një gjë të tillë në rrjetin social Tëitter.
Por, cili ka qenë reagimi i Bebes? Pa dyshim ai që nuk e prisnit.
Këngëtarja e ka hapur mesazhin e Florit, të cilit ia ka lënë seen, duke mos preferuar që t’ia kthejë.
Pa komplekse, Flori e ka ndarë edhe këtë detaj në rrjetet e tij sociale përkundër faktit se ka qenë i vetëdijshëm që mund të mos besohej nga ndjekësit që ka marrë një ‘përgjigje’ pa përgjigje. /Prive.al