Dedikimin e Valdrinit ndaj Editës në fotot e pritjes së ëmbël do e donte çdo grua

By

Disa muaj më parë u bë i ditur përmes rrjeteve sociale lajmi i zgjerimit të familjes Sahiti.

Valdrini dhe Edita, prindër të vajzës Bella prej tre vitesh tashmë, do të bëhen sërish prindër të një vajze.

Teksa muajt e pritjes së ëmbël po kalojnë një nga një, kujtimi i bukur është përjetësuar përmes disa fotografive.

Me lokacion atelenë e dizejnatorit të njohur, vend ku ky i fundit kalon kohë shumë të madhe, çifti pozojnë krah njëri-tjetrit teksa Edita është e veshur në fustanin e personit të zemrës.

“Ti tashmë e di këtë vend mirë. Është saktësisht ku unë punoj në kukullat që të bëjnë të ëndërrosh çdo ditë. Sot, lumturia ishte puna me këtë grua të mrekullueshme që duket si kukull, e që do ta sjellë në jetë një tjetër dashuri. S’mund të jem më i lumtur se me këto tre ‘kukulla’ në jetën time. Uroj që vajzat e mia të jenë të lumtura dhe të bukura si nëna e tyre që qëndron krah meje çdo ditë. Të dua mama” – ka qenë dedikimi i bukur mbi fotografitë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm