Nora dhe Roberti rikthehen me fotografi pas një kohe të gjatë! (FOTO)

By

Çifti i njohur i skenës sonë Nora dhe Robert Berisha, ka kohë që daljet e tyre të përbashkëta i kanë rralluar duke krijuar kështu një lloj miti përreth tyre.

Një kohë të gjatë ata u akuzuan edhe për ndarje gjë që nuk doli të ishte aspak e vërtetë e se lidhja e tyre po vazhdonte si është më së miri.

Sidoqoftë rrugët e çiftit tashmë me t’u inkuadruar edhe Roberti në këndim janë pothuajse të njejtat teksa ata kanë filluar që të jenë prezent edhe në mbrëmje të njejta.

Kështu do të ndodhë edhe së shejti në New York ku pritet që çifti i njohur të performojnë në të njejtën natë.

E me këtë rast ata para se të mbahet mbrëmja po shfrytëzojnë këto ditë për pak relaks teksa u panë duke pirë kafe në njërën prej kafiterive atje e ku nuk hezituan të publikojnë edhe një fotografi së bashku gjë që nuk e bënin tash e një kohë të gjatë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm