Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Albulena Kryeziu rrëmben një çmim mjaft të rëndësishëm në Francë! – Privé – Faqja Zyrtare

Albulena Kryeziu rrëmben një çmim mjaft të rëndësishëm në Francë!

By

Aktorja e njohur, Albulena Kryeziu, vitin 2016 do ta mbajë mend gjatë për shumë arsye.

Përpos që në këtë vit ajo kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me regjisorin Ilir Bokshi edhe me martesë, sukseset nuk po i mungojnë as në sferën profesionale.

Mbrëmja e kaluar na befasoi të gjithëve kur Albulena na prezantoi një çmim të cilin e kishte fituar në Francë në DC Festival.

Ajo arriti të rrëmbejë çmimin si aktorja më e mirë me filmin ‘Cheating Papers’ i cili u realizua disa vite më parë.

Duket se tashmë ‘kufijtë ndarës’ me Europën për artistët tanë nuk po vlejnë pasi koha po dëshmon ditë e më tepër se talenti dhe dëshira për të arritur diçka nuk i njeh këto lloj barrierash. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm