E dashura e re vë në lojë Seldin

By

Është tejet i komentuar për jetën e tij private, fillimisht për lidhjen që kishte krijuar në Big Brother Albania, më pas për fejesën me Dafina Zekën, me të cilën u nda pas 5 vjetësh në lidhje.

Më pas, zhurmë të madhe mediatike pati edhe fejesa me këngëtaren Mimoza Shkodra, me të cilën u nda pas më shumë së një viti, edhe pse dyshja kishin menduar të finalizonin fejesën e tyre me martesë. Por në vitin 2018, dyshja i dhanë fund fejesës së tyre.

Kurse tani, Seldi ka një interes të ri romantik. Para një jave, ai zyrtarizoi lidhjen me 22-vjecaren, Sindi Cela, gjatë festës së ditëlindjes së saj.

E gjithë kjo e kaluar romantike e këngëtarit, shtyu Sindin që ta vë në lojë atë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Në një foto që postoi, dyshja shihen shumë të afërt më njëri tjetrin, ku ajo shkruan, “Kur e pyes se sa herë ka qenë i fejuar”.

Seldi në këtë postim komentoi vetëm një ‘hahahaha’, duke lënë të kuptohet se dyshja nuk e kanë problem të ‘tallin’ njëri tjetrin.

Ndonëse dyshja bënë publike lidhjen në shtator, kjo nuk ishte edhe hera e parë që kishim parë çiftin bashkë.

Sindi ishte pjesë e videoklipit të fundit të Seldit “Nutella” e madje shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Nëse iu ka ikur ky projekt mund ta shihni më poshtë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm