“Noizy vs Stresi”:Si kanë ecur projektet e lansuara nga dyshja?!

By

Janë mbushur pothuajse 2 javë qysh nga dita kur dyshja e reperëve Noizy dhe Stresi lansuan projektet e tyre, ‘Midis Tirone’ dhe ‘E boj temën’.

Por e keni pyetur veten cili artist arriti më tepër sukses me prurjen e re?!

Dyshja e njohur edhe si rival në këtë fushë me apo pa dashje janë futur në një ‘garë’ nga e cila fitues deri më tani ka dalë Noizy.

Projekti ‘Midis Tirone’ ka arritiur t’i grumbullojë afro 4.7 Milion klikime krahas 1 Milion sa ka arritur të grumbullojë projekti “E boj temën” nga Stresi.

Natyrisht se klikimet nuk mund të jenë matësi apo vlerësuesi kryesor i suksesit të një artisti por që kohët e fundit është kthyer në një lloj faktori tek i cili bazohen shumica e njerëzve.

Pavarësisht këtij fakti dyshja po shijojnë sukseset e këngëve të reja teksa nuk po i mungojnë as mbrëmjet muzikore në të cilat janë prezent shumë shpesh. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm