Luana vjen me surpriza! (FOTO)

By

Prezantuesja dhe këngëtarja, Luana Vjollca,  është padyshim njëri ndër emrat më të lakuar në mediat online.

Arsyet janë të shumta duke filluar nga puna që ajo  bën, udhëtimet e shpeshta, format trupore si dhe karriera e saj në muzikë.

E vëmendjen e madhe duket se nuk e ka problem aspak Luana pasi që shpeshherë lajmet për të ajo i publikon edhe vet në profilin e saj.

Para disa ditëve këngëtarja bëri një xhiro të gjatë nëpër disa qytete të Kosovës, duke bërë konfuz ndjekësit e saj se çfarë po bënte kësaj radhe?!

Me kalimin e kohës gjithçka u zbulua e doli e vërteta. Arsyet e  këtyre vizitave ishin se ajo xhironte klipin e saj të ri.

Kënga e re titullohet “Je veç ti” e videoklipi i saj është realizuar nga fotografi Artan Korenica.

Se kur do të publikohet projekti i ri dhe kush e ka punuar atë? Këto e detaje të tjera do të mund t’i kuptoni këtë të shtunë në ‘Prive’.

 

Artikuj të ngjashëm